Caktohet seanca e rradhës e kuvendit të Preshevës
Per diten e enjte me date 28.10.2021 eshte thirrur seanca e rradhes e kuvendit komunal ne Presheve. Seance kjo qe po thirret pas 43 diteve nga seanca e fundit.
Sic meson Presheva.AL seanca mbahet te enjten me fillim nga ora 10 ne sallen e madhe te kuvendit komunal ne Presheve.
Per kete seance jane parapare te diskutohen 5 pika te rendit te dites te caktuara nga qeverisja aktuale.
Pikat e rendit te dites
1. Shqyrtimi i propozim-vendimit mbi organizimin dhe funskionimin e sigurise civile ne territorin e komunes se Presheves.
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit mbi themelimin e bashkepunimit dhe shoqerorizimit te komunes se Presheves me komunen e Çairit, Maqedonia e Veriut.
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit mbi themelimin e bashkepunimit dhe shoqerorizimit te komunes se Presheves me komunen e Likovës, Maqedonia e Veriut.
4. Shqyrtimi i propozim-vendimit per rishikimin e buxhetit te komunes se Presheves per vitin 2021.
5. Pytjet e keshilltareve.