Lajme

Vaksina moderne e sigurt për fëmijët – në pritje të miratimit

Kompania “Moderna” ka lëshuar një deklaratë publike të hënën, duke thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit jep një përgjigje të fortë imune, dhe kompania e përmendur planifikon që të dhënat e mbledhura t’ua dorëzojë organeve rregullatore sa më shpejt që të jetë e mundur.

E veçanta për vaksinën Moderne është se është shfaqur mirë te fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç dhe se nuk kanë pasur pasoja nga vaksina e pranuar, thuhet tutje në njoftim.

Vaksina e kompanisë “Moderna”, e cila merret në dy doza, ka arritur të gjenerojë antitrupa që neutralizojnë koronavirusin tek fëmijët, dhe në këtë mënyrë është e sigurt për ta.

Kujtojmë, një mbledhje e anëtarëve të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave do të votojë të martën, për të zgjidhur çështjen nëse kompania rivale e vaksinave Fizer dhe Biontek duhet të miratohet për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Related Articles

Back to top button