Lajme

Dy punëtorë të komunës në Bujanoc rrihen për parking veturash

Dy punëtorë të Administratës Komunale të Bujanocit janë përleshur të premten në parkingun zyrtar prapa ndërtesës së komunës, shkruan Bujanovacke, percjell Presheva.AL

Siç kanë deklaruar dëshmitarët e ngjarjes për portalin Bujanovacke, konfrontimi fizik ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe sherrit i ka paraprirë një bisedë verbale.

Dëshmitarët thonë se përleshja ka ndodhur për shkak të parkingut dhe njëri prej pjesëmarrësve ka përfunduar në tokë pas një nokauti klasik.

Ata shtojnë se bëhet fjalë nga nje antare i partisë PVD-së të Shaip Kamberi dhe LPD-së së Shqiprim Musliu.

Related Articles

Back to top button