Lajme

Ja sa do t’ju kushtojë regjistrimi i një makine nga 1 janari

Nga 1 janari do të ulet taksa për përdorimin e automjeteve të moshës 5 deri në 20 vjeç me kapacitet motori mbi 2000 metër kub.

Vendimi, i cili do të miratohet në seancën e Qeverisë së Serbisë të enjten, sjell ulje të shpenzimeve të regjistrimit për veturat e vjetra me kubikë më të madh. Siç mësojmë, kostot e regjistrimit të mjeteve motorike nga mosha 5 deri në 8 vjeç do të ulen me 25 për qind, në vend të 15 për qind të mëparshme. Për automjetet e moshës 8 deri në 10 vjeç, kostot do të ulen me 40 për qind, krahasuar me 25 për qind të mëparshme, ndërsa për automjetet nga 10 deri në 20 vjeç, taksa e përdorimit do të ulet me 65 për qind në krahasim me 40 e mëparshme.

Për shembull, regjistrimi i një veture me kapacitet motorik mbi 3,000 metra kub nga mosha 10 deri në 20 vjeç, tani do të jetë 85,389 dinarë krahasuar me 146,382 dinarë të mëparshëm. Nuk ka ulje shtesë për automjetet mbi 20 vjeç, pasi taksa për këto makina tashmë është ulur me 80 për qind.

Përfitimet më të mëdha të këtij ndryshimi do t’i ndjejnë blerësit dhe drejtuesit e automjeteve pak më të vjetra me kubikë të madh dhe kjo lloj veture është gjithashtu një nga ndotësit kryesorë, ndaj shtrohet pyetja se si ky ndryshim do të ndikojë në ndotjen e mjedisit.

Related Articles

Back to top button