Lajme
TAKIM I RËNDËSISHËM: Vuçiq sot me Ramën dhe Dimitrovin në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikola Dimitrov.
Vuçiq do të takohet me Ramën dhe Dimitrovin në kuadër të nismës për bashkëpunim të quajtur “Ballkani i Hapur”, që do të mbahet në Pallatin e Serbisë, njoftoi Zyra e Presidentit për Bashkëpunim me Media.
Takimit të tre zyrtarëve do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik. Në ora 11 dhe 30 është caktuar një konferencë e përbashkët për media për Vuçiqin, Ramën dhe Dimitrovin.