Lajme

Gjendja epidemiologjike në rrethin e Pçinjës e rëndë, Presheva vetëm me 1 të infektuar

Në rrethin e Pçinjës janë 142 të infektuar, gjysma në Vranjë
Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Qytetit për Situatat Emergjente, nga territori i qarkut të Pçinjës janë testuar për COVID-19 498 persona, prej të cilëve 142 janë të infektuar me koronavirus. Nga ai numër, 70 janë nga Vranja, është bërë e ditur në faqen e atij qyteti. Nga Surdulica janë 31 pacientë të rinj, 14 nga Vlladiçin Han dhe Bujanoci, 12 nga Bosilegradi dhe një nga Presheva. Në ambulancën e ATD-së dje janë kryer 265 ekzaminime, nga të cilat 114 ishin të parat. Janë kryer dy teste PCR dhe 96 teste antigjene, nga të cilat 52 rezultuan pozitive për koronavirus. Në spitalet e Kovid-it të Shtëpisë Shëndetësore Vranjë janë shtruar 121 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe pneumoni, ndërsa 63 pacientë ishin me oksigjen. Njëmbëdhjetë pacientë u shtruan për trajtim spitalor dhe 12 u liruan.

Related Articles

Back to top button