Lajme

5000 dinarë denimi nëse ju kapin pa çertifikatë të vaksinës në kafiteri

Nga sot me heret do te kerkohet çertifikata e vaksines neper restorante dhe kafiteri, keshtu ka vendosur shtabi i krizave.

Çertifikaten e vaksinave duhet ta kete cdo klient i cili shkon pas ores 20:00 ose gjindet ne kafiteri pas kesaj ore dhe ky vendim ka hyre ne fuqi nga dita e sotme pra 8 nentor 2021.

Denimet jane te medha nese thyhet ky rregull i vendosur ne kete kohe epidemie.

Nëse personi juridik e shkel këtë masë, paguan 3.000.000 dinarë ose mbi 25.400 euro, për sipërmarrësit është 150.000 dinarë ose mbi 1220 euro, ndërsa për personin përgjegjës ne objektet hotelerike eshte 50.000 dinarë ose 420 euro. Kujdestari i Kovid-it i cili nuk e kryen punën e tij do të paguajë 30,000 dinarë ose 250 euro, ndërsa një mysafir që nuk ka certifikatën e vaksinës do të duhet të paguajë një gjobë prej 5,000 dinarë ose 42 euro.

Kjo mase per kerkimin e certifikates se vaksines ka hyrë në fuqi gjatë fundjavës së 24 tetorit, ndërsa dënimi u zbatua nga e hëna e 26 tetorit.

Related Articles

Back to top button