Lajme

Zbulohen gjithnjë e më shumë çertifikata të rreme

Kushdo që përdor kartën e dikujt tjetër ose të rreme për kovid mund të përfundojë në burg! Në Kodin Penal kjo vepër cilësohet si falsifikim i dokumentit dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet.

Megjithatë, nëse kjo është vepra e parë për shkelësin, gjyqtari mund të shqiptojë vetëm gjobë ose dënim me kusht. Të gjithë ata që duan të hyjnë në ndonjë restorant apo kazino pas orës 20:00 duhet të kenë një leje për kovid me informacion për vaksinën e marrë, për kovid laid ose testin PCR.

Nuk janë aspak të vogla dënimet për ata që nuk kanë leje, si dhe për kateristët.

Përkatësisht, një urdhër kundërvajtës prej 5000 dinarësh i shkruhet një personi i cili është mysafir në restorant dhe nuk ka certifikatë. Gjoba është edhe gjashtë herë më e madhe për rojen e lokalit – është urdhër kundërvajtës prej 30 mijë dinarë.

Mirëpo, policia komunale ka zbuluar në kontrolle disa raste që individë kanë përdorur kartë të tjerëve dhe i kanë paraqitur si të tyret.

Predrag Antoviq nga Policia Komunale thotë se rastin e keqpërdorimit të certifikatës e kanë zbuluar me ndihmën e një roje të sigurisë që dyshonte se ishte falsifikim.

– Kemi identifikuar personin dhe duke kontrolluar kartën e identitetit dhe certifikatën e kovidit, kemi konstatuar se bëhet fjalë për një çertifikatë kovid të një personi krejtësisht tjetër. Gjatë kontrollit pamë dallime në mbiemrin me numrin real. Kodi QR ishte i saktë, por i ishte drejtuar një personi tjetër .

Drejtori i Zyrës për teknologji informative dhe administratë elektronike, Mihailo Jovanoviq, thotë se në BE është më e lehtë të falsifikohet një dokument i gjelbër sesa në vendin tonë.

– Certifikatën jeshile dixhitale e mbrojmë me ndihmën e vulës elektronike në certifikatë, kodin QR, por edhe në atë mënyrë që çdo certifikatë jeshile të jetë e vlefshme vetëm me dokument personal. Bashkimi Evropian përdor një aplikacion celular që ruan certifikatat evropiane, të cilat janë krejt të ndryshme nga sistemi ynë. Sistemi ynë është online dhe të gjitha bazat e të dhënave kontrollohen në çdo kohë, shpjegon Jovanoviq.

Raste të tilla janë të rralla në vendin tonë, por jo në Evropë. Shërbimet policore në Francë, por edhe në vende të tjera të Europës, kanë zbuluar disa rrjete që falsifikojnë certifikatat, duke futur në librezën e vaksinimit se një person ka marrë vaksinën kundër kovid 19 ose duke lëshuar një certifikatë dixhitale, si dëshmi vaksinimi apo test negativ. .

Certifikata jonë e gjelbër është mjaft e mbrojtur nga abuzime të tilla dhe nëse ndodhin, ato janë të lehta për t’u dalluar. Fillimisht qytetarët duhet të regjistrohen në portalin e qeverisjes elektronike ku do të lënë të dhënat dhe numrin e ID-së, i cili konfirmon identitetin e çdo personi.

Qytetarët tanë, të cilët këto ditë udhëtojnë jashtë vendit, me një certifikatë jeshile mund të hyjnë në çdo vend të Evropës, por për të hyrë në restorantet, galeritë, qendrat tregtare dhe institucionet e tjera të tyre duhet një e ashtuquajtur certifikatë kovide e BE-së, me të cilën certifikata jonë, tani për tani. nuk është në linjë.

Megjithatë, nuk do të zgjasë shumë, Serbia pret në një të ardhme të afërt një vendim nga Komisioni Evropian, i cili do t’i njohë certifikatat tona, kështu që ka gjasa që qytetarët tanë të mund të lëvizin lirshëm brenda në vendet e Bashkimit Evropian jo më vonë se 15 nëntori. .

Related Articles

Back to top button