Fshati Norçë i harruar nga komuna e Preshevës, shkak bindjet politike
Me ardhjen e pushtetit të ri lokal në Preshevë mbi 40 projekte infrastrukturore në komunën tonë janë ndërprerë që ishin trashëguar nga qeverisja e Shqiprim Arifit.
Reagimet e para vinë nga vetë banorët e bashkësive lokale sepse secili projekt kishte rëndësinë e veçantë për mirëqenien e tyre. Në bashkësinë lokale Norçë tri projekte shumë të rëndësishme janë stagnuar siç është projekti që ka të bëjë me rregullimin e rrugës që njihet mahalla e geralive. Projekt që është penguar të realizohet nga qeverisja Sinani- Mustafa dhe Salihu është edhe rregullimi i rrugës që të shpie për Ostrovic dhe Gruhali ku parashihet shtruarja me zhavor dhe projekti tjetër i stopuar është edhe rregullimi i murit rrethues i pa përfunduar tek varrezat e fshatit.
Qazim Hasani, kryetar i bashkësisë lokale Norçë ka potencuar se me ndryshimin e qeverisjes lokale jo që nuk është punuar asgjë në fshatin e tyre por edhe projektet që ishin të kontraktuara janë ndërpre kontratat.
Për projektin e rrugës që shpie për në Ostrovic dhe Gruhali, kryetari Hasani ka konfirmuar se kjo rrugë ka qenë e paraparë të shtrohet me zhavor si kërkesë e këtyre banorëve mirëpo fatkeqësisht edhe ky projekt sapo është ndërprerë. Ndërsa për projektin e tretë të ndërprerë nga pushteti lokal që ka të bëjë me rregullimin e murit të varrezave, Hasani ka thënë se kanë mbetur edhe 60 metra deri në përfundimin e këtij projekti. Qazim Hasani, kryetar i bashkësisë lokale Norçë shpreson se një ditë do të vetëdijësohen edhe drejtuesit e këtijë pushteti dhe për hirë të qytetarëve të realizohen projektet që janë në dobi të banorëve vendës.