Lajme

Në zyre të PDSH-së sulmohet fizikisht këshilltari i cili doli i pavarur në kuvendin e Preshevës

Në një reagim me shkrim ne rrejtin social facebook thuhet se këshilltari i kësaj partie në Komunën e Presheves, Hamdi Fejzullahu i cili mbreme ka dalur me komunikate se me nuk do te jete pjse e grupit te keshilltareve te PDSH-se, mbreme pasi ka vizituar zyren e kesaj partie duke dashur te i jap arsyjet brenda PDSH-se, është shantazhuar dhe sulmuar fizikisht nga simpatizntet e PDSH-së ne zyren e partise.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plot të keshilltarit Hamdi Fejzullahut:

Mbrëmë pasi kam vizituar zyrën e PDSH-së për ti dhënë arsyetimet e mia transparente me rastin e tërheqjes sime nga posti i këshilltarit të PDSH-së për të vazhduar angazhimin tim si këshilltar i pavarur, jam shantazhuar dhe kërcnuar fizikisht nga disa simpatizant dhe anëtarë të PDSH-së në prezencën e kryetarit të saj, dukë me detyruar të shlyej postimin tim me cˋrast të evitoj ndonjë përplasje fizike mes meje dhe personave në fjalë. Prandaj sot edhe më fuqishëm deklaroj se nuk jam pjësëtarë i një subjekti politik i cili ka metoda shantazhuese dhe kërcnuese me bindjet e mija personale politike.

Nga sot me përgjegjësi të plotë deklaroj se definitivishtë nuk do jemë pjesë e pozitës sepse mbrëmë jam fyer nënçmuar padrejtësishtë ,unë jam i tillë shprehja e lirë e mendimit është vlerë dhe do vazhdoj të jemë i tillë qoftë edhe nëse mbetem i vetëm
Siç kam deklaruar dje, unë do të vazhdoj rrugëtimin tim si këshilltar i pavarur, me arsyetimin tim që kam publikuar dje në profilin tim në rrjetin social. Rahovica nuk trembet, Rahovica nuk shantazhohet dhe Rahovica nuk bie preh e mashtrimeve.

Me respektë këshilltari Hamdi Fejzullahu

Related Articles

Back to top button