Sërish dy opsione për pushimin dimërorë në qarkullim
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2020/09/shkolla-fillore-ibrahim-kelmendi-presheve.jpg?resize=512%2C384&ssl=1)
Anëtari i Shtabit të Krizave, Dr. Branislav Tiodoroviq, deklaroi se profesioni dhe edukatorët duhet të vendosin së bashku nëse pushimi dimëror do të zgjasë më shumë.
Sipas tij, zgjatja e pushimeve vjeshtore ka dhënë rezultate në uljen e transmetimit të koronavirusit tek fëmijët.
Tiodoroviq ka thënë se duhet respektuar pozita e profesionit, se zgjatja e pushimeve ka ndikuar në zvogëlimin e infektimit tek fëmijët, por duhet të respektohet edhe ajo që përfaqësojnë edukatorët.
Ne besojmë se duhet të jetë një marrëveshje e përbashkët, nëse do të jetë para Krishtlindjeve Katolike apo do ta çojmë përpara, do ta shohim së bashku me edukatorët, tha Tiodoroviq.
Kujtojmë se festa në territorin e Serbisë qendrore ishte paraparë të fillonte më 31 dhjetor, ndërsa në Vojvodinë më 24 dhjetor. Megjithatë, gjithnjë e më shumë epidemiologë, dhe gjithnjë e më me zë të lartë, po mbrojnë që festa të zhvendoset.