Lajme

Kujdes: Kosova ndryshon rregullat

Qeveria e Kosovës ka marr disa masa shumë të rëndësishme, ku ka pasur ndryshime të tjera të rëndësishme në lidhje me koronën. Të cilat duhet t’i shpjegojmë pak sepse kanë të bëjnë me udhëtimet në Zvicër e Gjermani e vende të tjera.

Në veqanti po shifet se këto ndryshime po bëhen në prag të festave të fundëvitit , ku shumica e mërgimtarëve dëshitojnë të vijnë në Kosovë (vendlindje) .

Zvicra kërkon teste PCR për të gjithë udhëtarët pavarësishtë se a janë vaksinuar.
Sipas infromacioneve nga Zvicra për shkakë të frikës nga përhapja e Omicron ka vendosur që të gjithë udhëtarët duhet të posedojnë test PCR, nuk përjashtohen nga kjo rregull as personat e vaksinuar.

Gjermania e ka futur Zvicrën në listën e vendeve të rrezikuara prej 5 Dhjetorit.
Që dmth personat e pa vaksinuar nga Zvicra që të hyjnë ne Gjermani duhen të kenë PCR test ose karantinë 5 ditore.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për mbrojtje, në veqanti në pragë të ditëve të festave të fund vitit ku pritet të vijë një numër i madhë i bashkëatdhetarëve.

Për ata që udhëtojnë nga Gjermania, Zvicra dhe vende të tjera në Kosovë duhet të dijnë se me masat e reja parashikohen edhe disa ndryshime shumë të rëndësishme që duhet ti dijë cdo preson pavarësishtë nënshtetësisë dhe duhet ti plotësojë kto kushte.

Kushtet janë :
-një person duhet të ketë çertifikatën e vaksinimit të plotë me dy vaksinat
-duhet të ketë çertifikatën me 1 dozë të vaksinës që nuk është më e vjetër se 4 javë
-një test PCR negativë jo më të vjetër se 48 orë
E nëse personi është shëruar nga kovidi në 6 muajtë e fundit duhet të ketë dhe një dëshmi se është vaksinuar me një dozë

Nga data 3 Janar të vitit 2022:
Të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë çertifikatën me dëshminë se janë vaksinuar me dy dozat
Këto rregulla vlejnë për të gjithë, ndërsa shtetasve të Republikës së Kosovës si dhe personave me leje qëndrim të përhershëm apo të përkohshëm që nuk e kanë dëshminë e vaksinimit të plotë apo dëshminë e shërimit në 6 muajtë e fundit dhe një vaksinë shtesë atëherë atyre u mundësohet vaksinimi nga ekipet mobile menjëher në aeroportin e Prishtinës apo në pikë kalimet kufitare toksore.

Kalimet tranzite dhe transportet e madhërave natyrisht apo edhe Diplomatët mundë të kalojnë pa kurnifar problemi.
Personat që kanë ndonjë dëshmi se nuk mundë të vaksinohen për shkaqe shëndetësore nuk kanë nevojë per vaksina.
Si dhe femijë nën 12 vjec nuk janē të obliguar për këto rregulla.

Maskat janë të obliguara përvec në makinë kur je me antarët e familjes së ngushtë , gjatë ngrënies dhe pijes nëpër restorante dhe gjatë marrjes me sport.

Në Kosovë ndalohet qarkullimi nga mesnata deri në ora 5 të mëngjesit, përveq në raste emergjente apo në raste të domosdoshme.

Related Articles

Back to top button