Visar Memeti: Shqirim Arifi denoncohet nga PVD-ja se vizitoi Tiranën në nëntor të vitit 2016
Shefi i kabinetit te Shqiprim Arifit, Visar Memeti ka njoftuar ne rrjetin social faceboom se i pari i APN-se eshte ftuar nga prokurorja e larte e shtetit pasi dikush ka derguar letra anonime se ne nentore te viti 2016 Arifi ka keqperdorur detyren zyrtare per pune private, nderkohe qe Arifi ka qene i ftuar nga Tirana zyrtare dhe ne keto data eshte themeluar Unioni i bashkive Shqiptare (Prishtina, Presheva, Tetova dhe Ulqinj).
Memeti ka publikuar edhe dokumentet qe lidhen me kete vizite.
Postimi i plote i Memetit:
Në shkresën më poshtë, mund të shihni një thirrje nga Prokuroria e Lartë e Shtetit, dërguar kryetarit Shqiprim Arifi.
Deri këtu gjithçka është e rëndomtë dhe aspak e çuditshme për ne, duke e ditur se kemi një parti që tradicionalisht është marrë dhe vazhdon të merret me letra anonime për njerëz të caktuar drejtuar organeve shtetërore, e që kjo parti është Partia për Veprim Demokratik.
Kjo parti të cilën e udheheq në Preshevë kryetarja aktuale e komunës së Preshevës, ka shkuar aq larg sa ka bërë Kallëzim Penal, edhe atë jo në Prokurorinë Themelore, por kësaj here në Prokurorinë e Lartë të Shtetit, për një udhëtim zyrtar të kryetarit Shqiprim Arifi, të zhvilluar në Tiranë, në Nëntor të vitit 2016, kur është bërë themelimi i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR), e ku Presheva ka qenë bashkëthemeluese e kësaj organizate.
Në kallëzimin penal, PVD në mënyrë “anonime” është shprehur se, Shqiprim Arifi gjat kësaj kohe ka vizituar Tiranën për çështje private dhe e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.
Për këtë akt qyqar, të ulët dhe absurd, janë njoftuar edhe të gjithë anëtarët e UBSHR-së, për t’i vënë në dijeni se me cfarë partneri aktualisht kanë të bëjnë sa i përket bashkëpunimit me UBSHR.
P.S. Të bashkangjitur keni edhe foton e themelimit të UBSHR-se në Nëntor të 2016.