Lajme
Makina del nga rruga dhe përfundon në dritaren e banesës
Një mjet tip Peugeot ka përfunduar në njërën prej dritareve të një shtëpie në Beograd. Autoritetet policore serbe kanë konfirmuar se përveç dëmeve materiale, fatmirësisht aksidenti nuk ka shkaktuar viktima.
Një prej banueseve të shtëpisë së dëmtuar rrëfeu si e përjetuan ‘pushtimin’ nga makina.
“Unë isha në gjumë, dhe burri im sapo kishte shkuar në shtrat. Në dhomën tjetër flinte vjehrra. Më zgjoi një shpërthim i tmerrshëm. Nuk e dija në atë kohë se çfarë ishte dhe kur shkuam në dhomën e ndenjjes nuk mund ta besonim atë që kishte ndodhur. Vetura ishte pothuajse e tëra në dhomë pasi që vetëm rrotat e pasme mbetën jashtë”, tha ajo.