Gjermania heq Serbinë nga lista e vendeve me rrezik të lartë
Nga nesër Serbia nuk do të jetë më në listën e vendeve me rrezik epidemiologjikisht të lartë në Gjermani, njoftoi Instituti Robert Koch.
Heqja nga lista e vendeve me rrezik të lartë për qytetarët e Serbisë do të thotë se mund të hyhet në Gjermani pa karantinë, me test negativ PCR, certifikatë vaksinimi ose certifikatë për COVID-19.
Serbia është në listën e vendeve me rrezik të lartë që nga 5 shtatori.
Përveç Serbisë, nga lista e vendeve me rrezik të lartë u fshinë edhe Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Belize dhe Malajzia.
Në bazë të zhvillimit të situatës epidemiologjike, Finlanda, Monako, Portugalia, Spanja, SHBA dhe Qipro janë përfshirë në listën e vendeve me rrezik të lartë.
Për sa i përket rajonit tonë, në atë listë janë Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia.