Lajme

“I varur” nga vaksinat – ka marrë 12 doza, do më shumë

Një burrë nga India pretendon se ka marrë 12 doza të vaksinës kundër kovidit dhe thotë se beson se ato doza e ndihmuan atë kundër dhimbjeve të shpinës, si dhe problemeve të tjera shëndetësore, sipas raportimeve në disa media.

Postieri në pension Bramdeo Mandal nga shteti indian i Biharit tha se dozën e ka marrë nëntë herë duke u regjistruar me letërnjoftim dhe ka arritur të marrë doza shtesë përmes celularit dhe fletës së votimit të gruas së tij.

Ai ka deklaruar se është 85 vjeç dhe se dozën e parë e ka marrë në shkurt të vitit të kaluar.

“Besoj se më ndihmon shëndetin e përgjithshëm. Dhimbja e shpinës më është zvogëluar, kam fituar forcë, oreksi im është përmirësuar. Kërkoja vazhdimisht qendra vaksinimi dhe shkoja atje dhe askush nuk më njohu”, tha Mandal.

Deri më tani, nuk ka asnjë provë se doza shtesë të vaksinave antivirale kontribuojnë në gjendjen e përgjithshme shëndetësore që nuk lidhet me koronavirusin dhe Mandal tha se dëshiron të marrë më shumë doza.

Related Articles

Back to top button