Ja çfarë po përgatit Shtabi i Krizave
Duke qenë se seanca e Shtabit të Krizave për luftën kundër koronavirusit është caktuar të premten, lind pyetja se cilat masa do të jenë në tavolinë apo nëse do të jenë fare.
Përveç vendimit për shkollat, përkundër faktit se kemi një numër rekord të të infektuarve me Covid 19, anëtarët e Shtabit të Krizave janë skeptikë për miratimin e masave të reja më të rrepta.
Siç mëson Presheva.AL, pjesa mjekësore do të kërkojë sërish që certifikatat e Covid të jenë të detyrueshme 24 orë në ambientet e hotelierisë, të shkurtohet orari i punës dhe të zvogëlohet numri i personave të lejuar brenda.
Por, përpos që do të merret një vendim për shkollat, ata janë skeptikë se do të merret diçka tjetër.
“Me shumë gjasa do të merret një vendim që të fillojë semestri i dytë kur është planifikuar, më 24 janar, kështu që pushimet nuk do të vazhdohen, por fëmijët deri në klasën e pestë do të kishin klasa të kombinuara, kurse gjimnazistët e tjerë online. ”