Lajme

Foshnja e parë këtë vit në Preshevë, është vajzë

Në repartin gjinekologjik në Preshevë foshnja e parë e lindur për këtë vit është vajzë.

Shenaje Salihu gjatë ditës së sotme e ka sjellë në jetë vajzën që do të ketë emrin Blerina.

Foshnja dhe nënë u vizituan nga kryetarja e komunës Ardita Sinani.

“Është e para, Është e bukura, Është Blerina. E sapolindura e parë e këtij viti në Komunën tonë. Prindërit e Blerinës, nëna e saj Shenaje Salihu nga Çukarka, kishin zgjedhur maternitetin e Preshevës. I vizitova sot. I urova. I falenderova për besimin ndaj institucionit tonë. Respekt dhe mirënjohje doktoreshës, infermiereve dhe stafit të maternitetit për profesionalizmin dhe përkushtimin. Një vit që fillon me një princeshë të vogël është një vit i mbarë. Shëndet de lumturi Blerina”, ka shkruar Sinani.

Related Articles

Back to top button