Lajme

Deri më tani për ndihmë financiare prej 100 euro kanë aplikuar 900 mijë të rinj

Sot deri në orën 15 gjithsej 900 mijë të rinj kanë aplikuar për ndihmë financiare prej 100 eurosh, ka bërë të ditur ministri i Financave, Sinisha Mali.

Ai ka ripërsëritur në profilin e tij në Instagram se aplikimet përmes portalit të Administratës së Thesarit, në adresën idp.trezor.gov.rs, janë ende në vazhdim dhe zgjasin deri më 30 janar.

“Ju rikujtojmë që shfrytëzuesit e ndihmës sociale nuk duhet të regjistrohen, gjegjësisht ata do të regjistrohen automatikisht. “Të drejtën e kësaj ndihme kanë të rinjtë nga mosha 16 deri në moshën 29 vjeç, me shtetësi të Republikës së Serbisë dhe banor të vendit Serbisë”, tha Mali.

Related Articles

Back to top button