Çfarë thotë ligji: Sa është rroga kur jeni në pushim mjekësor për shkak të koronës?
Numri i personave të infketuar me koronë po rritet, ka thyer rekorde në ditët e mëparshme, ndaj gjithnjë e më shumë qytetarë janë në pushim mjekësor. Ndonëse prej kohësh po përballemi me një pandemi, shumë njerëz po pyesin sërish se si e paguan kompania pushimin mjekësor nga korona apo “ulurin” në shtëpi për shkak të izolimit të nevojshëm.
Shkurtimisht, përgjigja është kjo – vendimi për shumën e pagës është në dorë të punëdhënësit dhe ende është në fuqi rekomandimi i shtetit, i cili thotë se kompanitë duhet të paguajnë 100 për qind të pagave për punonjësit në pushim mjekësor.
Rekomandimi i Qeverisë së Serbisë për të paguar të gjithë pagën për punonjësit që janë në pushim mjekësor për shkak të koronavirusit, është ende në fuqi pasi siç theksoi Ministria e Punës në valën e parë.
Në atë kohë, Qeveria rekomandoi që punëdhënësit të ndryshojnë aktet e tyre, në mënyrë që punonjësve që mungojnë përkohësisht në punë për shkak të sëmundjes, masave të izolimit apo vetëizolimit, t’u paguhet e gjithë paga.
Sot në praktikë ky rekomandim respektohet nga sektori publik, ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kompanitë private.
Sipas Nebojsha Atanackovic nga Sindikata e Punëdhënësve të Serbisë, pagesa e plotë e pagës për shkak të sëmundjes të koronës nuk është zyrtarisht e detyrueshme askund, por punëdhënësit iu dha kjo mundësi.
– Pak a shumë i është lënë punëdhënësit, por atij i është dhënë kjo mundësi.
Kjo varet edhe nga raporti ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit dhe kultura e sjelljes në një kompani të caktuar – thotë Atanackovic.
Ligji i Punës paguan pushimin mjekësor për 30 ditët e para të pushimit në masën të paktën 65 për qind të pagës mesatare të punonjësit në 12 muajt e mëparshëm.
Njëkohësisht ekziston mundësia që paga të jetë më e lartë, por këtë e rregullon kontrata kolektive apo rregullorja dhe kontrata e punës në vetë kompaninë.