Lajme

Nga sot rregulla të reja për hyrjen në Austri

Një regjim i ri hyrjeje ka hyrë në fuqi në Austri që prej mesnatës, duke lejuar udhëtarët nga e gjithë bota, të cilët kanë marrë tre doza të vaksinës kundër koronavirusit, të hyjnë pa dokumente shtesë.

Sipas Rregullores së re për regjimin e Covid 19 për hyrje në Austri, lista e vendeve me rrezik të lartë nuk vlen më.

Vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si Bayontek / Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna, vaksinat kineze Sinofarm dhe Sinovak, si dhe Kovaksin njihen për hyrje në Austri.

Related Articles

Back to top button