Lajme

Kushte të reja për të dal në pension

Kushtet e reja, më të rrepta vlejnë për pensionin e grave këtë vit, ndërsa për burrat rregullat kanë mbetur të njëjta.
Gratë në moshën 63 vjeç dhe katër muaj mund të aplikojnë për pension pleqërie, në vend të 63 dhe dy muajve që u nevojiteshin për të dalë në pension në vitin 2021.

Minimumi ligjor për vitet e shërbimit është i njëjtë dhe arrin në 15 vjet.

Kushtet për pensionin e meshkujve, kur bëhet fjalë për pensionin e pleqërisë, janë të pandryshuara – duhen 65 vite dhe 15 vite përvojë pune.

Megjithatë, kufiri dhe kushtet për pension të parakohshëm në këtë vit kalendarik janë disi të ndryshme për të dyja gjinitë.

Burrat kanë nevojë për 40 vjet përvojë sigurimi dhe të paktën 59 vjet e gjashtë muaj ,ndërsa për gratë kushtet janë minimumi 39 vjet e tetë muaj përvojë dhe të paktën 59 vjeç.

Gjithashtu, me daljen në pension të parakohshëm zvogëlohet me 0.34 për qind për çdo muaj pension të parakohshëm dhe maksimumi 20.5 për qind të pensionit total.

Si burrat ashtu edhe gratë mund të dalin në pension të rregullt me ​​45 vite shërbim me vetëm një kusht – pagesën e rregullt të kontributeve për të gjitha 45 vitet nga punëdhënësi.

Ndryshimet e fundit në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor ishin në vitin 2014, dhe sipas atij ligji, mosha e pensionit për gratë ndryshon nga dy deri në gjashtë muaj në vit deri në vitin 2032, kur zonjat do të mund të dalin në pension në moshën prej 65 vjeç.

Related Articles

Back to top button