Lajme

Uji i nxehtë ngrihet më shpejtë sesa uji i ftohtë?! Kjo është e vërteta (Video)

Pavarësisht që mund të tingëlloi si kontradikta më e madhe në fizikë, ujë i nxehtë duket se ngrihet më shpejtë sesa uji i ftohtë, në kondita të caktuara.

Historiku i këtij procesi mund të gjurmohet prapa deri te vetë Aristoteli, por edhe pas shekujve të demonstrimit eksperimental të tij, askush s’ka arritur ta sqaroi atë. Tani, fizikanët po drejtohen kah vetitë e çuditshme të lidhjes hidrogjenore si zgjidhje potenciale të këtij fenomeni misterioz – por të tjerët pohojnë që i ashtuquajturi ¨efekt Mpemba¨ as që ekziston.

Pas Aristotelit, edhe Francis Bacon dhe Rene Descaretes kanë vrojtuar fenomenin në fjalë dhe ky fenomen ka arritur përhapje të madhe në vitet e ’60 falë një nxënësi tanesian, që ka vërejtur efektin tek po bënte akullore.

Erasto Mpemba dhe shokët e tij të shkollës shpesh bënin akullore duke përzier qumështin e valuar me sheqer dhe pastaj duke e lënë atë të ftohej. Një ditë Mpemba humbi durimin dhe në vend se të linte përzierjen të ftohej paksa para se ta vendoste në frigorifer, siç bënte zakonisht, ai vendosi përzierjen me qumësht të sapo valuar, në frigorifer, duke shpresuar për më të mirën.

Për befasinë e të gjithëve, akullorja e tij u formua përpara akullores së nxënësve tjerë dhe në vitin 1969 Mpemba bashkëpunoi me një profesor të fizikës për të shkruar një punim shkencor ku përshkruhej ky fenomen.

Por, ekziston një problem me efektin Mpemba.

Megjithëse ai është pranuar pak a shumë si fakt, fizikanët nuk janë të një mendjeje rreth mënyrës sesi funksionon ai: si mundet uji i nxehtë të ngrihet më shpejtë kur uji i ftohtë ka qenë më afër pikës së ngrirjes?

Problemi tjetër, mjaft kokëfortë, është mënyra e replikimit të rezultateve.

Përpjekjet për të replikuar efektin Mpemba në mënyrë identike, kanë dështuar në vazhdimësi, por në anën tjetër ka mjaftueshëm dëshmi sa për të pamundësuar mohimin e këtij efekti.

Në vitin 2012, Shoqëria Mbretërore e Kimisë organizoi një garë ku sfidonte shkenctarët të shpjegonin fenomenin dhe pavarësisht se pranuan rreth 22 000 artikuj nga e gjithë bota, asnjë nga shpjegimet s’ka qenë mjaftueshëm bindës, sa për të hasur në konsesus për vërtetësinë e tij.

Hipoteza më e përhapur ishte se uji i valë avullohet duke humbur një pjesë të masës dhe kështu që ai ngrihet më shpejtë.

Sidoqoftë shkenctarët kanë zhvilluar eksperimentin edhe në aparatura të mbyllura ku avullimi nuk mund të ndodh.

Kështu, pas shekujve të eksperimentimit, ende vazhdojmë të kërkojmë përgjigjjet për këtë fenomen.

Tani, hulumtuesit nga Universiteti Jugor Metodist në Dallas dhe Universiteti Nanjing në Kinë mendojnë se kanë një zgjidhje – vetitë e çuditshme të lidhjes ndërmjet atomeve të hidrogjenit dhe oksigjenit në molekulat e ujit mund të shpjegojnë gjithë dukurinë.

Simulimet kompjuterike të grumbujve të molekulave të ujit kanë zbuluar që intensiteti i lidhjeve hidrogjenore në një molekulë të dhënë uji varet nga renditja e molekulave fqinje të saj.

¨Kur uji ngrohet, lidhjet më të dobëta thyhen dhe kështu formohen grupet e molekulave në fragmente që mund të orientohen ashtu që formohet një rrjetë kristalore e akullit, që shërben në ngrirjen më të shpejtë¨, thotë Emil Concover, për revistën Science News.

Por, ashtu si me propozimet tjera edhe kjo hipotezë duhet të hulumtohet më tutje përpara se ajo të deklarohet si plotësisht e saktë.

Në anën tjetër, kemi ekipe tjera shkencore që pohojnë se as nuk ia kanë dalë të vërejnë efektin. Problemi këtu duket se qëndron tek mekanizmat teknik të replikimit të fenomenit, si avullimi, lëvizjet e brendshme etj.

Një artikull tjetër i botuar së fundmi, nga një ekip prej Kolegjit Imperial të Londrës ka monitoruar kohën për të cilën mostrat e ujit të valë dhe ujit të ftohtë kanë arritur temperaturën 0 gradë celsius.

¨Pavarësisht se çfarë kemi bërë, nuk kemi hasur në asnjë efekt të ngjajshëm me efektin Mpemba¨, pohon Henry Burridge, anëtarë i këtij ekipi.

Pra, çka saktësisht po ndodh këtu? Duhet të presim për të marrë rezultatet përfundimtare. Ajo që e dimë me siguri është se gjithë procesi edhe pas kaq shumë kohës, po ia del të na befasoi.

Related Articles

Back to top button