Lajme

Këngëtari i ri nga Presheva Tribal Rexhepi sjell këngën e re “PA TY”

Këngëtari i ri, Tribal Rexhepi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“PA TY” titullohet kënga e tij më e re, e cila është projekti i parë që e sjell para publikut shqiptar.

Ndërkohë, kjo këngë është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Tribali vjen me një performancë mjaft atraktive, dhe që i përshtatet stilit të këngës.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Films – Imagine Films.

Tribal Rexhepi është lindur në Preshevë, dhe së fundmi është vendosur në Kosovë, me shpresën për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore me talentin që e ka. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button