Lajme

302 persona të infektuar në Preshevë në muajin janar

Muaji janar shënoi një numër të infektimeve dhe nga pandemia e koronavirusit të ri në Preshevë.

Sipas raportimit, përkatësisht të dhënave zyrtare të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, gjatë muajit janar, nga 1163 qytetarë që janë testuar me testin antigjen, 302 kanë rezultuar pozitiv. Kurse nga 50 qytetarë të testuar me PCR, 19 kanë rezultuar pozitiv.

Ne mbledhjen e shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme të Preshevës u diskutua se gjendja epidemiologjike me COVID-19 ne komunën e Preshevës është e keqe dhe po rriten infektimet, sidomos në mesin e nxënësve. Siç shkruan kryetarja Ardita Sinani duke i publikuar të dhënat e marrura nga Shtëpisa e Shëndetit në Preshevë në Preshevë, vetëm në shkollë filore “Prof.Ibrahim Kelemndi” në Preshevë janë infektuar 35 nxënës, ndërsa në gjithë komunën e Preshevës janë 70 nxënës.

Related Articles

Back to top button