Banorët e fshatit Stanec: “Na harroj kryetarja”, rruga e gjitha me borë (Video)
Reshjet e borës në vendin tonë nga janari e deri tash kanë bërë që rruga në Malësinë e Preshevës gjegjësisht në fshatin Stanec të jetë e pa pastruar dhe e pakalueshme për banorët e këtij fshati, shkruan Presheva.AL
Borë e madhe që ka rënë së fundmi edhe më shumë ka vështirësuar jetën e banorëve të këtij fshati dhe duke e bërë rrugën të vështirë për ato pak familje që kanë mbetur atje.
Në redaksin e Presheva.AL kanë ardhur video dhe mesazhi i banorëve të këtij fshati ishte “Na harroj kryetarja”.
Edhe pse gjate fushates zgjedhore te fundit kryetarja Ardita Sinani thoshte se ajo eshte nuse e malesise, ajo gjate dimrit ka harruar kete pjese duke mos e pastruar rrugen e fshatit Stanec, fshat ky qe ka prejardhjen edhe burri i saj.
Ndryshe, Komuna e Preshevës edhe këtë vit është zënë në befasi nga bora dhe qytetarët kanë pasur veshtirësi te levizin me automjetet e tyre lirshem.