Shoferi nga Bujanoci harroi ti deklaronte 16 pako me këpucë në Horgosh
Më 1 shkurt 2022, doganierët në bashkëpunim me policinë, në hyrje të pikës kufitare Horgos, në rimorkio të një furgoni, i cili ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, kanë zbuluar rreth 600 palë këpucë të padeklaruara.
Një tentativë për kontrabandimin e kësaj sasie mbresëlënëse të këpucëve është zbuluar kur në hyrje të vendit për kontroll të rregullt ka mbërritur një “Fiat Ducato” me rimorkio me targa të Bujanocit.
Sipas dokumentacionit që shoqëronte mallin e ngarkuar në rimorkio, bëhet fjalë për një ngarkesë elektroshtëpiake të përdorura, disa mobilje dhe 4 çanta këpucë.
Mirëpo, ajo që shoferi nga Bujanoci nuk ia ka treguar doganierëve është se përveç katër të regjistruarve, në rimorkio ka edhe 16 çanta me këpucë të paregjistruara.
– Nga këqyrja e detajuar e çantave të gjetura rezultoi se në to ndodheshin këpucë të ndryshme për meshkuj dhe femra të papërdorura, nga çizmet deri tek pantofla.
Në fakt bëhet fjalë për mbathje të cilat ka kohë që gjenden nëpër vitrina dhe magazina sepse askush nuk i ka blerë, andaj si të tilla janë tërhequr përgjithmonë nga shitja – thonë nga Drejtoria doganore.
Pas kontrollit të detajuar, renditjes dhe numërimit, doganierët kanë konstatuar se bëhet fjalë për këpucë të cilat janë blerë me blerje “për kilogram”, dhe se kjo ngarkesë peshonte mbi 500 kilogramë.