Lajme

Vinjetat elektronike kanë filluar të përdoren në Slloveni

Kur blejnë një e-vignette online, drejtuesit e mjeteve duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kur futin të dhënat për regjistrimin e automjetit, klasën së cilës i përket automjeti dhe datën e hyrjes në fuqi të vinjetës elektronike.

Nga 1 shkurti, vinjetat elektronike do të përdoren në Slloveni. Gjegjësisht, vinjetat elektronike për vozitje në autostrada në atë vend mund të blihen në faqen e internetit Dars.si.

Të gjitha llojet e vinjetave mund të blihen jo më herët se 30 ditë para fillimit të ditës së vlefshmërisë të zgjedhur nga përdoruesi në momentin e blerjes. Kur blejnë një e-vignette online, drejtuesit e mjeteve duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kur futin të dhënat për regjistrimin e automjetit, klasën së cilës i përket automjeti dhe datën e hyrjes në fuqi të vinjetës elektronike.

Por duhet të kontrolloni edhe të dhënat që i keni diktuar shitësit në pikën e shitjes, përpara se të firmosni certifikatën e saktësisë së të dhënave, sepse me atë nënshkrim ju merrni përgjegjësinë për korrektësinë e tyre.

Vetëm nëse vinjeta elektronike i referohet numrit të saktë të regjistrimit dhe klasës së tarifës dhe është e vlefshme në datën e hyrjes në autostradë, tarifa konsiderohet e paguar.

Related Articles

Back to top button