Lajme

Edhe Ragmi Mustafa në mesin e shkenctarëve më të mirë

Profesori Asocuar Prof. Asoc. Dr. Ragmi Mustafa, njëherit kryetar i PDSH-së e Zëvendëskryetar i komunës Preshevë radhitet në mesin e 18 shkencëtarëve më të mirë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, përkatësisht 127 shkencëtarëve më të mirë në Universitetet e Kolegjet Universitare në Republikën e Kosovës sipas renditjes së “AD Scientifik Index” bazuar në rezultatet totale të indeksimit të Google Scholar, në rendititjen e stafit akademik, në mesin e 10 000 më të mirët në botë.

Në prani të sistemeve të ndryshme të renditjes universitare, “AD Scientific Index”, ka zhvilluar një renditjeje me një metodologji të ndryshme bazuar në parimin e përfshirjes vetëm të shkencëtarëve të merituar. Bazuar në rezultatet totale të indeksit h të Google Scholar, në renditjen e stafit akademik, të cilët renditen në botë në 10,000 më të mirët, aty shohim se në nivel të Republikës së Kosovës janë renditur 127 shkencëtarë, prej tyre 18 janë nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Renditja vjen si rrjedhojë e punës kërkimore-shkencore të publikimeve, konferencave ndërkombëtare, artikujve në revistat më në zë të BE me SCOPUS të stafit akademik të UKZ-së.

Ky raport zbulon kompetencën e institucioneve për të tërhequr shkencëtarë të çmuar dhe aftësinë e institucioneve për të inkurajuar përparimet dhe për të mbajtur shkencëtarët.

Related Articles

Back to top button