Lajme

Të shqetësuar për numrin në rritje të fëmijëve të infektuar

Koordinatori i pikave të vaksinimit në Panairin e Beogradit dhe qendrave tregtare, Zoran Bekiq, ka vlerësuar sot se pushimi i zgjatur është një gjë e mirë.

Ai theksoi se ishte i shqetësuar për rritjen e numrit të fëmijëve të infektuar me koronavirus.

Bekiq tha se fëmijët e infektuar janë kryesisht të moshës shkollore dhe shprehu shpresën se pushimet e zgjatura do të kontribuojnë në uljen e numrit të fëmijëve të infektuar.

Ai tha gjithashtu se procesi i vaksinimit është ngadalësuar.

“Gjithsej 136,000 vaksina janë dhënë në janar dhe vetëm vitin e kaluar kemi dhënë rreth 80,000 doza në ditë”, tha Bekic, duke përsëritur se vaksinimi ishte e vetmja rrugëdalje nga epidemia e koronavirusit.

Related Articles

Back to top button