Qentë endacak rrezikojnë nxënësit e Raincës
Nxënësit e shkollës “Zenel Ajdini” në Raincë po ankohen për rrezikun që e kanë nga qentë endacakë, që po mblidhen në afërsi të shkollës.
Kjo veçanërisht po ndodh në orët e paradites, teksa edhe prindërit deklarojnë se shpesh detyrohen t’i sjellin me vetura fëmijët si pasojë e frikës nga qentë.
Këtë problem që është vërejtur më tepër këto ditë një banorë ka sjellur edhe përmes fotos që ka shkrepur, ku shihen qentë endacak dhe nxënësit.
Qentë endacak jane rrezik e pa zgjidhje ne komunen e Presheves madje nje numer i madh i qenve jane ne qytetin e Presheves dhe shume shpesh shihen te levizin lirshem edhe perkunder qe komuna del me njoftime qe u grumbulluan qente endacak qytetaret ata i shohin ne cdo cep te vendit.
Banorët e fshatit Raincë kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga komuna.