Lajme

Pfizer pret të ardhura edhe më të larta në 2022

Sot, kompania farmaceutike amerikane Pfizer rriti parashikimin e të ardhurave nga shitja e vaksinës kundër COVID-it për të gjithë vitin 2022 në rreth 32 miliardë dollarë.

Kompania shton se presin edhe 22 miliardë dollarë të tjera nga shitja e tabletave për përdorim oral kundër koronavirusit, shkaktar i kësaj sëmundjeje.

Pfizer planifikon të prodhojë katër miliardë doza të vaksinës së koronës këtë vit, të zhvilluara në teknologjinë mRNA mbi të cilën bazohet vaksina konkurruese Moderna, që është një miliard doza më shumë se vitin e kaluar.

Vaksina Pfizer përdoret në më shumë se 160 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Pilula antivirale “paxlovid”, e prodhuar nga kjo kompani, ka treguar rezultate premtuese për sa i përket uljes së shtrimeve në spital dhe vdekjeve te pacientët me rrezik të lartë dhe Pfizer pret që këtë vit të prodhojë të paktën 120 milionë nga këto pilula.

Related Articles

Back to top button