Lajme

Qeveria serbe ka vendosur çmimin maksimal të naftës, ja sa është

Qeveria serbe ka kufizuar çmimet e derivateve të naftës.

Përkatësisht, Qeveria e Serbisë sot ka miratuar Dekretin për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, me të cilin përcaktohet se çmimi maksimal me pakicë i euro dizelit dhe euro premium BMB 95 është 179 dhe 171 dinarë për litër.

Në një deklaratë pas seancës së qeverisë thuhet se kjo është bërë me qëllim që të parandalohen përçarje më të mëdha dhe të ruhet standardi i jetesës së popullatës, duke qenë se në periudhën paraprake ka pasur rritje të çmimeve të këtyre derivateve, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të të gjitha mallrave tjera.

Related Articles

Back to top button