Lajme

Korrespondenti i RTK-së për Preshevë ia huq me të madhe, Memeti i bën pytje publike

Korrospodenti per Lugine te Presheves i Radio Televizionit te Kosoves RTK ia huq me të madhe ne lajmin ne te cilin thuhet se gjykatat serbe nisin nje seri aktakuzash ndaj personaliteteve shqiptare ne Lugine.

Visar Memeti ish shef i kabinetit te kryetarit te Presheves i ka bere nje pytje publike gazetarit dhe korrespondentit te RTK-se se per cfare korrupsioni eshte akuzuar Shqiprim Arifi. Gazetari gjate raportimit te lajmit thote se me aktakuza per korrupsion po perballen Ardita Sinani dhe Shqiprim Arifi.

Kujtojme se dite me parevet Shqiprim Arifi ka qene ai qe ka publikuar se ka dal i pafajshem ndaj aktakuzes qe iu eshte bere nga gjykata e Nishit.

Pyetje publike drejtuar korrespondentit të RTK-së nga Presheva – Baki Rexhepit

Gjatë raportimit të djeshëm për lajmet qendrore në televizionin publik të Kosovës RTK1, ku temë kryesore ishte ngritja e aktakuzave ndaj figurave politike në Luginë të Preshevës nga Prokuroria e Lartë në Nish, kur për deputetin Shaip Kamberi e potencove saktë se për çfarë aktakuze bëhet fjalë – për tejkalimin e ndarjeve buxhetore, kur ai ishte kryetar komune në Bujanoc.
Poashtu, në vazhdim e thekson që me aktakuza për korrupsion po përballen kryetarja e komunës Ardita Sinani, si dhe ish kryetari i komunës Shqiprim Arifi.

Për Ardita Sinanin tashmë është bërë publike nga mediat serbe përmbajtja e aktakuzës (për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë ndarjes së subvencioneve për përkrahjen e bizneseve lokale në vitin 2017), në vazhdim po të parashtroj pyetje direkte, si korrespondent i RTK-së:

Për çfarë aktakuze për korrupsion bëhet fjalë për kryetarin Shqiprim Arifi – kryetarin e Alternativës për Ndryshim, kur dihet që ditë më parë një aktakuzë është hedhur poshtë nga vetë Prokuroria e Lartë në Nish si e pa bazë, të cilën tashmë kryetari Arifi e ka publikuar për opinionin?

Pasi kemi të bëjmë me një medium serioz (RTK) dhe audiencë të gjërë mbarëkombëtare, publikisht pres përgjigje apo edhe një raportim shtesë në RTK për temën e mësipërme, duke sqaruar konkretisht për rastin e aktakuzës së ngritur ndaj Shqiprim Arifit për korrupsion.

Related Articles

Back to top button