Lajme

Shqiprim Arifi: Urime ditën e pavarësisë së Kosovës

Urime ditën e pavarësisë së Kosovës

Shtetin e Kosovës po e shoqëron një hov i marrëdhënieve vëllazërore dhe bashkëpunimeve me shtete tjera dhe kjo po përçon vlera kombëtare dhe europiane. Kjo është shpresë, se Kosova është në rrugën më të mirë përpara sfidave që më në fund në këtë shtet të mbizotërojë uniteti rreth një objektivi – për integrimin europian dhe euro-atlantik si dhe njohjen e mëtejshme në arenën ndërkombëtare.

Njëherit një përfaqësim koherent i Kosovës dhe koordinimi me partnerët strategjikë do të mundësojnë edhe finalizimin e suksesshëm të dialogut të ndërmjetësuar me Serbinë, pjesë e pandashme e të cilit është edhe Lugina e Preshevës.

Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ata që dhanë jetën, ta gëzosh perjetë këtë ditë të madhe Kosovë!

Related Articles

Back to top button