APN dëshmon me fakte që pllakat e trotuarit në rrugën “15 nëntori” nuk e përmbushin standardin
SKANDAL: Në trotuarin në rrugën “15 Nëntori” janë vendosur pllakat që nuk e plotësojnë standardin e kontraktuar
Dyshimet në keqpërdorimin e detyrës zyrtare ndaj kësaj udhëheqësie të pazareve i kemi ngritur që në fillim të marrjes së pushtetit nga kjo garniturë e sajuar nga vetë punëkryerësi i punëve të rekonstruksionit të trotuarit nga Ish Tregu i gjelbër deri te shkolla fillore “I. Kelmendi” në Preshevë. Dyshime këto për një arsye shumë të thjeshtë, që kryetarja e komunës ka vënë në dispozicion të plotë autoritetin e saj ndaj punëkryerësit, që të ndërrojë Organin mbikëqyrës, duke angazhuar për Organ mbikëqyrës një byro të sapo hapur nga persona të dëshmuar për manipulime në Luginë të Preshevës së paku 15 vitet e fundit, së bashku me punëkryerësin në fjalë.
Në tetor të vitit të kaluar kemi njoftuar opinionin e gjerë për shkresën e kryetares jolegjitime drejtuar projektuesit të trotuarit, përmes së cilës ka kerkuar nga ai që t’i japë PËLQIMIN për ndërrimin e pllakave të gurit me pllaka betoni, me qëllim që të përfitohet nga diferenca e çmimit të kontraktuat.
Edhe pse projektuesi me atë rast i ka kthyer përgjigje negative sa i përket ndërrimit të pllakave të gurit me pllaka betoni, KËTA nuk iu kane permbajtur projekt-dokumentacionit teknik të tretoarit dhe kanë bërë ndërrimin e pllakave, duke vendosur pllaka guri të ngjashme në dukje, por shumë më të dobëta në kualitet.
Duke e parë qe pllakat e vendosura në trotuar nuk përkojnë me pllakat e tenderuara (kontraktuara), ne si parti kemi porositur kryerjen e analizave gjeomekanike të pllakave të gurit në Institutin prestigjoz IMS sh.a. nga Beogradi, për të verifikuar se a i plotësojnë standardet e parapara sipas projekt-dokumentacionit tenik dhe tenderit.
Tashmë zyrtarisht kemi marrë përgjigje nga Instituti IMS, ku pas shqyrtimit të pllakave në provat gjeoteknike, ka rezultuar që pllakat e vendosura në trotoar nuk i plotësojnë kushtet teknike të parapara.
Për këtë gjë janë përgjegjës drejtëpërdrejtë kryetarja e komunës, e cila me vetëdije dhe qëllimisht, si dhe me kërkesë të punëkryerësit, e ka ndërruar Organin mbikëqyrës, për të angazhuar Organ tjetër mbikëqyrës, me të cilin punëkryrësi në fjalë “bashkëpunojnë” mbi një decenie, që në kohën e Ragmi Mustafës, për të manipuluar me këtë projekt.
Organi mbikëqyrës bashkë me punëkryerësin në fjalë disa herë ka qenë të mbajtur nga organet e hetuesisë për keqpërdorim të parasë publike, për shkak të punës jokualitative të kryer, e rasti i fundit në komunën e Bujanocit është në hetim e sipër, së bashku me ish kryetarin e komunës, deputetin Shaip Kamberi.
Në vijim po ju paraqesim rezultatet laboratorike gjeomekanike të kryera nga Instituti IMS, ku dy kushte teknike të kërkuara në tender, nuk i plotëson dhe është më e ulët për 18% shqyrtimi i fortësisë në përulje dhe 52% më e ulët fortësia në fërkim.