Lajme

Rënie drastike e numrit të të infektuarve në Preshevë

Janë testuar 265 persona nga territori i rrethit të Pçinjës. Koronavirus është regjistruar në 67 persona, që paraqet një rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarve në krahasim me ditët e mëparshme. Për shembull, vetëm një ditë më parë u regjistruan 100 raste të infektimit.

Numri i rasteve të reja në Preshevë është përgjysmuar. Dje ishin 16 pacientë të rinj dhe të premten 19.

Sipas të dhënave zyrtare nga Shtabi i Emergjencave të qytetit të Vranjës 9 persona janë infektuar nga Bujanoci dhe vetëm 4 nga Presheva.

Në spitalin e Vranjës janë të shtrirë 78 pacientë. Ata janë të gjithë pozitivë me virusin korona dhe kanë pneumoni. Janë 50 njerëz me oksigjen. Gjashtë pacientë u shtruan për trajtim spitalor dhe tre pacientë u liruan.

Gradualisht po bie jo vetëm numri i të sapoinfektuarve me koronë, por edhe i atyre që vijnë për imunizim.

Related Articles

Back to top button