Lajme

Ministri Harjulla Çeku për vizitë zyrtare në Preshevë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Harjulla Çeku, gjatë ditës së sotme ka vizituar Luginën e Preshevës.

Çeku gjatë një konference së bashku me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, tha se po vazhdojnë që ta ri-konfirmojnë bashkëpunimin.

“Bashkëpunimin që e kemi nis para ca kohe me takime edhe në Prishtinë, po e vazhdojmë, po e ri-konfirmojmë edhe njëherë këtu bashkërisht. Jam shumë i lumtur që si vazhdimësi e përpjekjeve të Qeverisë Kurti për ta shtyrë përpara bashkëpunimin me Luginën të kontribuojmë edhe me dimensionin bashkëpunimit kulturor dhe në trashëgimi kulturore”, tha ai.

Çeku shtoi se kanë diskutuar për çështjet e përbashkëta të tyre me kryetaren dhe ekipin e saj.

“Jam shumë i lumtur që do të kemi angazhime konkrete për të rritur mobilitetin kulturor, bashkëpunimin kulturor mes institucioneve dhe shoqatave në përgjithësi dhe natyrisht për ta parë edhe një dimension të bashkëpunimit në sferën e trashëgimisë kulturore si një nga elementet e rëndësishme që nxisin edhe pjesën sociale, ekonomike dhe të përdoret trashëgimia kulturore si mjet për rivitalizmimn socio-ekonomik të luginës e cila ka shumë nevojë për nxitje në aspekt të ekonomisë lokale të punësimit dhe gjallërimit të jetës”, tha Çeku.

Edhe kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, tha se është jashtëzakonisht inkurajuese, frymëzuese vizitat e çdo ministri të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas saj me këto vizita po tregohet një interesim jashtëzakonisht shumë i madh kohëve të fundit për sensibilizimin e pozitës shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Prishtinës zyrtare.

Related Articles

Back to top button