Në Tetovë u protestua kundër hapjes së kazinove në afërsi të shkollave dhe çerdhes
Sot në Tetovë u protestua kundër hapjes së kazinosë së re të cilën e ndan vetëm rruga nga çerdhja “Rinia”. Lëvizja Antibixhoz kërkon zgjidhje sa më të shpejtë përmes ligjit dhe i bëjnë thirrje presidentit që të mblidhen bashkë me të gjithë liderët e partive politike për këtë problem. Protesta u përkrah edhe nga Komuna e Tetovës, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, organizatorët protestën e ardhshme e paralajmëruan para Kuvendit.
Hapja e kazinosë me përmasa të mëdha në afërsi të çerdhes “Rinia” në Tetovë, ishte arsyeja që qytetarët sot dolën në rrugë dhe protestuan, në krye me Lëvizjen “Antibixhoz”. Në protestë ishin të pranishëm edhe drejtori i çerdhes “Rinia” dhe të punësuar në këtë institucion.
Nga kjo lëvizje kërkojnë llogari nga ministria e Financave se perse ligji u humb në kuvend i cili edhe pse nuk i plotësonte të gjitha kërkesat e kësaj lëvizjeje.
“Kërkojmë mbylljen e të gjithë lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut. I bëjmë thirrje presidentit të shtetit, Stevo Pendarovskit që urgjentisht të thirr takim me të gjithë liderët e partive politike dhe lëvizjen Antibixhoz për zgjedhjen e kësaj problematike. Kazionot nuk janë hapur për të fituar njerëzit, ata janë hapur për të varfëruar popullin. E keqja e gjithë të këqijave është se këto hapësira duke u hapur në afërsi të shkollave dhe çerdheve joshin dhe tërheqin duke shndërruar në klientë kategorinë e fëmijëve.”, tha Jushi Emërllahi.