Gjermania pezulloi gazsjellësin Nord Stream 2, “hakmerret” Rusia: 2000 euro do të pagujnë Europianë çmimin e gazit
Qeveria gjermane ndaloi përkohësisht procedurën e autorizimit për Nord Stream 2. Kancelari gjerman i ka kërkuar Ministrisë Federale të Ekonomisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm administrativë në mënyrë që të mos bëhet asnjë çertifikim i gazsjellësit për momentin.
“Dhe pa këtë çertifikim, Nord Stream 2 nuk mund të vihet në shërbim”
Scholzi vuri në dukje se masat e marra nga Rusia në lidhje me Ukrainën lindore përfaqësojnë ndryshimin e situatës. Prandaj, situata duhet të rivlerësohet, “veçanërisht në lidhje me Nord Stream 2”.
Për këtë shkak ai kërkoi nga Ministria e Ekonomisë që “të tërheqë te Agjencia Federale e Rrjetit raportin ekzistues për analizën e sigurisë së furnizimit”. Kjo procedurë është “hap i nevojshëm administrativ në mënyrë që të mos bëhet tani asnjë çertifikim i gazsjellësit”.
Ndërkohë pas pezullimit të Nord Stream 2 ka ardhur edhe reagimi i Moskës. Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i është përgjigjur njoftimit të Gjermanisë të martën se do të ndalonte certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, duke paralajmëruar një rritje të madhe të çmimeve të gazit natyror për Europën.
“Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar ndalimin e procesit të certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2. Mirë se vini në botën e re të guximshme ku europianët shumë shpejt do të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror”, shkroi Medvedev në Twitter.