Lajme

Presheva e fundit në tabelën e pagës mesatare

Paga mesatare bruto për dhjetor 2021 ishte 102.196 dinarë, ndërsa në Serbi, në të njëjtin muaj, paga pa taksa dhe kontribute ishte 74.629 dinarë ose 635 euro.

Të ardhurat neto janë rritur në periudhën janar-dhjetor me 5,4 për qind dhe krahasuar me dhjetorin 2020 janë më të larta për 4,6 për qind.

Jugu i Serbisë është ende me paga te vogla ne krahasim me qytete tjera, kështu që në rrethin e Jabllanicës në muajin e fundit të vitit të kaluar është paguar paga mesatare prej 54.196 dinarë.

Në Medvegjë punonjësit kanë marrë – 57632. Pasohet nga Leskovac -55,876, Crna Trava 51,003 dhe Lebane 50,272. Pagat mesatare në Bojnik – 48.577 dhe Vllasotincë – 48.841 nuk i kalonin 50.000 dhe banorët e Preshevës (48.311) janë paguar më pak.

Related Articles

Back to top button