Policia e Kosovës me dron në terren, dënon kundërvajtjet në trafik
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion përmes dronit të policisë.
Sot, në rajonin e Ferizajt, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka nisur kontrollimin e komunikacionit përmes dronit të policisë , aksion ky që do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit mars 2022 nëpër rrugët magjistrale , rajonale dhe lokale të rajonit të Ferizajt.
Në njoftim thuhet se aksioni i policisë ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si : tejkalimi në vijë të plotë, kyçjet e pasigurta në rrugë, tejkalimin e shpejtësisë , përdorimi i telefonit , mos përdorimi i rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera që, shoferët me veprime të tilla mund të shjkaktojnë aksidente në komunikacion.