Lajme

Në shkollën fillore në Preshevë shënohet dita e mësuesit (Foto, Video)

Sot,në oborrin e shkollës tonë,në prezencë të nxënësve,prindërve dhe kolegve të shkollës,për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe shënimit të 135 vjetorit të hapjes së mësonjëtores së parë shqipe,organizuam një program kulturo-artistik për nder të kësaj dite historike të arsimit shqip, ditë e cila hapi dyert e diturisë për kombin shqiptar.

Në fjalën hyrëse drejtoresha e shkollës,përshëndeti të pranishmit duke përkujtuar që 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi politike e kulturore në historinë e arsimit kombëtar shqiptar.

Andaj, në këtë ditë ne të gjithë se bashku kujtojmë dhe nderojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, të cilët na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun.

Më pastaj nxënësit,nën përkujdesjen e prof.Bashkim Halimit vazhduan pasurimin e programit me këngë,valle e recitime,të cilët u mirpritën nga të pranishmit me duartrokitje të gjata.

Related Articles

Back to top button