Lajme

Rusia del nga Këshilli i Evropës

Rusia po largohet nga Këshilli i Evropës, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

“Rrjedha e ngjarjeve është bërë e pakthyeshme. Rusia nuk ka ndërmend të durojë veprimet subversive të ndërmarra nga Perëndimi, të shtyra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popujt e saj satelitë”, sipas Lavrov.

”Vendimi i Rusisë, është marrë për shkak të sjelljes armiqësore të vendeve evropiane dhe NATO-s kundër Rusisë”, theksoi Lavrov.

“Anëtarët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, të cilat janë armiqësore ndaj Rusisë, janë duke abuzuar me shumicën e tyre absolute në komisionin e ministrave të Këshillit të Evropës. Rusia nuk do të marrë pjesë në përpjekjet e NATO-s dhe BE-së për të transformuar organizatën më të vjetër evropiane në një vend ku mbizotëron supremacia dhe narcizmi perëndimor. Ne po i lëmë të argëtohen me njëri-tjetrin pa shoqërinë e Rusisë”, shtoi ai.

Më 25 shkurt, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, Këshilli i Ministrave vendosi pezullimin e Federatës Ruse me efekt të menjëhershëm nga të drejtat e përfaqësimit në Asamblenë Parlamentare.

Related Articles

Back to top button