Lajme

Rama: Falë “Ballkanit të Hapur” po negociojmë me Serbinë për të marrë grurin

Duke folur edhe njëherë për pasojat në ekonomi që janë shkaktuar nga lufta në Ukrainë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se kanë nisur negociatat me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar më herët nga biznesmenët shqiptar.

Rama u shpreh se zhbllokimi i kësaj sasie gruri nga Serbia mund të vijë falë nismës së “Ballkanit të Hapur”.

“Po negociojmë me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga biznesmenët tanë atje. Dhe do ta bëjmë falë Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet”, tha Edi Rama.

Related Articles

Back to top button