Lajme

Ky është populli më i lumtur në botë për të pestin vit me radhë

Humbjet shkatërruese të jetëve dhe pasiguria në rritje e kanë vënë botën në një pamje jo shumë të lakmueshme, por ka pak lajme të mira për njerëzimin: Dashamirësia po rritet globalisht.

Ky është një nga gjetjet kryesore të Raportit Botëror të Lumturisë, një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së që bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në rreth 150 vende.

“Befasia e madhe ishte se globalisht, në një mënyrë të pakoordinuar, ka pasur rritje shumë të mëdha në të tre format e dashamirësisë: Dhurimi për bamirësi, ndihma për një të huaj dhe vullnetarizmi”, tha John Helliwell, një nga tre redaktorët themelues të raportit.

Kombi më i lumtur në botë janë finlandezët

Për të pestin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha qëndrojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

Danimarka vjen në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë në vendin e shtatë dhe të tetë, raporton CNN, përcjell Klankosova.tv.

Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin që renditet në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re përmbyll 10-shen e parë.

Vendet më të lumtura në botë, 2022:
Finlanda, Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia, Izraeli, Zelanda e Re, Austria, Australia, Irlanda, Gjermania, Kanada, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Çekia, Belgjika, Franca.

Related Articles

Back to top button