Lajme

Telefoni më i shitur në vitin 2021 nuk është iPhone

Sipas raportit të kompanisë analitike Omdia, telefoni më i shitur gjatë vitit 2021 nuk është iPhone, por modeli buxhetor i Samsung.

Samsung Galaxy A12 u prezantua në fund të vitit 2020 dhe kryesoi listën e telefonave që u dërguan më shumë gjatë vitit 2021 me më shumë se 50 milionë njësi të shitura.

Sipas një raporti nga Omdia, Galaxy A12 u dërgua në 51.8 milionë kopje, përpara modelit Apple iPhone 12 që u dërgua në 41.7 milionë kopje.

Është interesante se iPhone 12 është pesë herë më i shtrenjtë se modeli Galaxy A12, me një çmim mesatar prej 851 dollarësh krahasuar me 160 dollarë për një telefon Samsung.

Në vendin e tretë për sa i përket shitjeve është iPhone 13 (34.9 milionë njësi të shitura), i ndjekur nga iPhone 11 (33.6 milionë) dhe Xiaomi Redmi 9A (26.8 milionë).

Telefoni më i shtrenjtë nga lista më i shitur është iPhone 13 Pro Max, me një çmim mesatar me pakicë prej 1324 dollarë (i shtati për sa i përket dërgesës), ndërsa më i liri është Redmi 9A i lartpërmendur, me një çmim mesatar prej 78 dollarë.

Related Articles

Back to top button