Lajme

Vuçiq Alarmon: Albin Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një videoje ka publikuar informacionin e fundit në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Me urdhër të Albin Kurtit, Biljana Stevanoviq është larguar sot nga institucionet kosovare të gjykatësve serbë. Shkarkimi i të gjithë komandantëve dhe policëve serbë që ishin në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte përgatitur për mëngjes”, tha ai.

Ai shtoi se Kurit vendosi të sulmojë Serbinë.

“Kurti e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe sipas vullnetit të tij dhe atyre që e mbrojnë, marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më. Kurti është ai që dëshiron të shkatërrojë paqen në Kosovë, me këto vendime ai dëshiron të sulmojë popullin serb kudo që jeton”, tha Vuçiq.

Në fund, ai paralajmëroi vendet e Kuintes dhe komunitetin ndërkombëtar se Serbia dëshiron të ruajë paqen.

“Çfarëdo që të bëni, Serbia do të jetë me popullin e saj”, tha Vuçiq qartë në fund të fjalimit të tij të jashtëzakonshëm përmes videos në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Related Articles

Back to top button