Edhe 3 orë mbyllen vendvotimet
Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet për Kuvendin e Beogradit dhe 13 qyteteve dhe komunave tjera, ku të drejtë vote kanë 6.502.307 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 8.267 vendvotime nga ora 7 e mëngjesit deri në 20:00 e mbremjes.
Qytetarët e Presheves mund te votojne ne 38 njesi zgjedhore deri ne mbylljen e qendrave te votimit ne oren 20:00.
Për shkak të vendimit të qeverise së Kosovës që të mos lejohet votimi në territorin e Kosovës, serbët nga Kosova po votojnë në Bujanoc dhe Rashkë.
Heshtja parazgjedhore, përkatësisht ndalimi i propagandës zgjedhore, filloi në mesnatën e 31 marsit dhe zgjat deri në mbylljen e vendvotimeve më 3 prill në orën 20.00.
KQZ-ja duhet të shpallë rezultatet e zgjedhjeve jo më vonë se data 7 prill në orën 20:00.