Nesër dielli do të na ngrohë
Në Serbi nesër gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, vetëm në jug të Serbisë do të jetë me vranësira mesatare, me temperaturë më të ulët nga minus 3 deri në 4, ndërsa më e larta nga 14 deri në 19 gradë.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik Republikan, mëngjesi do të jetë i ftohtë, me ngrica të dobëta vende-vende. Gjatë ditës kryesisht me diell dhe më e ngrohtë, vetëm në jug të Serbisë me vranësira mesatare me tendencë për kthjellim gradualisht pasdite. Erë e dobët, mesatare në veri të Vojvodinës, jug dhe jugperëndim.
Nesër në mëngjes do të jetë ftohtë me ngrica të lehta . Gjatë ditës me diell dhe erë e dobët, jugore dhe jugperëndimore. Temperatura më e ulët nga 0 deri në 4, ndërsa më e larta rreth 18 gradë.
Sipas parashikimit për shtatë ditët e ardhshme, deri më 12 prill, mëngjesin e së mërkurës do të ketë ngrica të lehta të tokës. Me diell në mëngjes. Pasdite dhe në mbrëmje vranësira graduale, të cilat gjatë natës dhe të enjten do të shkaktojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale me bubullimë.
Reshjet pritet të ndalojnë mbrëmjen e së enjtes.
Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot mesatarisht i vranët me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë, ndërsa në malet pritet vranësira e re me reshje shiu gjatë natës ndërmjet të shtunës dhe të dielës dhe të dielën gjatë ditës kur do të fryjë erë mesatare dhe e fortë veriperëndimore.